Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", vihet në pranga 28-vjeçari në Shkodër

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", vihet në pranga 28-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale G.U pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi". Mbi 28-vjeçarin ishte vendosur kjo masësepse ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në njoftimin e policisë thuhet: Shkodër Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", vihet në pranga 28-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. U., 28 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 07.07.2023, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy