Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në aksin rrugor "Pogradec-Drilon", ku automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M.

Për pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, të cialët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen plotë të shkaqeve të aksidentit.



