E rëndë në Tiranë, 37-vjeçari vret 60-vjeçarin

E rëndë në Tiranë, 37-vjeçari vret 60-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë zonës së “Harry Fultz”-it në Tiranë, ku një 37-vjeçar qëlloi për vdekje me thikë një 60-vjeçar.

Nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë dhe rrethanat e konfliktit mes autorit dhe viktimës. 

Në njoftimin e Policisë thuhet: 

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të "Harry Fultz", shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy