Arrestohet 35-vjeçari nga Cërriku, i dyshuar për vjedhje në disa objekte kulti

Arrestohet 35-vjeçari nga Cërriku, i dyshuar për vjedhje në disa objekte kulti

Një 35-vjeçar nga Cërriku, i shpallur në kërkim për vjedhje në objekte kulti, është arrestuar nga Policia pas një operacioni të përbashkët mes Komisariatit të Policisë Gramsh dhe Policisë Kufitare në Muriqan.

Shtetasi S. T., 35 vjeç, banues në Cërrik, u ndalua në pikën kufitare Muriqan, bazuar në informacionet operative që tregonin për hyrjen e tij në territorin shqiptar.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gramsh më 27 gusht 2025, pasi dyshohet si autor i dy rasteve të vjedhjes në objekte kulti, ku u mor një shumë totale prej 70,000 lekësh.

Më datë 20.08.2025, ka vjedhur në tyrben e fshatit Grabovë e Poshtme dhe më datë 27.08.2025, ka vjedhur në teqenë e fshatit Dushk.

Policia ka nisur hetimet për të verifikuar nëse 35-vjeçari është i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme vjedhjesh në zona të ndryshme të vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy