Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet një person në Cërrik

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet një person në Cërrik

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pikët”, për konstatimin dhe goditjen e një rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke u vënë në pranga një person në Cërrik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të organizimi të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 3, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, operacionin policor të koduar “Pikët”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në ambientet e këtij lokali, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. G., 35 vjeç, pasi kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës së fatit me zara.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë të cilët u kapën duke luajtur me zara, në ambientet e këtij lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy