Korçë, në 7 operacione u arrestuan 19 persona dhe u sekuestruan 485.5 lëndë narkotike

Korçë, në 7 operacione u arrestuan 19 persona dhe u sekuestruan 485.5 lëndë narkotike

Policia e Korçës bën me dije se për një periudhë 6-mujore në kuadër të operacionit "Restart" ka arrestuar 19 persona dhe ka sekuestruar 485, 5 kg lëndë narkotike. 

Po ashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si provë materiale 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.

Njoftimi i plotë: Shtatë operacionet që çuan në arrestimin e 19 shtetasve dhe sekuestrimin e 485, 5 kg lëndë narkotike.

Hetimet gjashtë mujore dokumentuan veprimtarinë kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi referimet e bëra nga Drejtoria Vendore e Policisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal, ka regjistruar disa procedime penale në përfundim të punës së saj 6-mujore.

Për hetimin e këtyre procedimeve penale janë aplikuar metodat speciale të hetimit, përgjimet telefonike apo vëzhgimet ambientale.

Si rrjedhojë, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.

Prej datës 07.11.2021, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore e Policisë Korçë, janë kryer 7 (shtatë) operacione të quajtura “Restart”, në kuadër të Trafikimit të Lëndëve Narkotike si më poshtë:

Nga periudha Nëntor 2021 deri në Prill 2022

Numri total i të arrestuarve – 19

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar – 485, 5 kg

Prova materiale të sekuestruara – 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy