Policët vullnetarë/ Hoxha: Organizimi ka të njëjtin parim si në kohën e komunizmit. Vetëm Irani ndjek këtë model

Policët vullnetarë/ Hoxha: Organizimi ka të njëjtin parim si në kohën e komunizmit. Vetëm Irani ndjek këtë model

Qeveria ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. 

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se kontrolli vullnetar është e njëjta gjë që bënin 'besnikët e partisë' kohën e regjimit.

Nuk është mbështetje. Do të thotë dhe një agjenci nga DEA kërkon informacion nga qytetarët. Ai informacion duhet të shkojë tek agjencitë tona, jo tek DEA. Ne do ia çojmë DEA,DEA do ja sjellë SPAK. E pashë si problematikë, si mosbesueshmëri ndaj institucioneve tona. Çfarë do çosh tek DEA, si do ia çosh. Kokainë nuk prodhohet në Shqipëri, por në Amerikën Latine.

Jam kurioz kush ia ka çuar në media. Unë i mbaj mend këta që quheshin kontrolli punëtor në kohën e komunizmit. Këtë rast tjetër e kam parë në Iran, e quajnë Garda e Revolucionit. Këta tanët, ishin më problematikë se vetë policia në kohën e regjimit.

Janë identikë, është i njëjti parim. Kontrolli vullnetar është e njëjta gjë që bënin besnikët e partisë kohët e regjimit. Patronazhistët janë besnikët e partisë. Janë 1000 vende bosh për policë. Ty s’po të vijnë policë se pagesa është qesharake. Çfarë janë patronazhistët? Në kohën e komunizmit do quheshin policë 80 lekësh. Ti sot ke 1 mijë vend punë, ose më shumë. Po të shohësh në qarqe ata kanë vend pa fund. Me pagesë nuk ka, tani do marrësh këta vullnetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy