Ekzekutimi i dy vëllezërve në Kamëz dhe plagosja e vëllait të tyre u bë për motiv pronësie.
Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se konflikti ndodhi mes tre vëllezërve dhe efektivit të Policisë Ushtarake, të cilët ishin fqinj me njeri tjetrën.
Konkretisht gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet Ngushëllim Manzi dhe tre vëllezërve, Selam Islamaj, Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj, konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë, Selam Islamaj, 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa Nazmi Islamaj, 48 vjeç, dhe Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si autori i dyshuar u arrestua Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta, e cila u përdor për krim.



