
Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona, të cilët kultivonin bimë narkotike në fshatin Shoshan.
Mësohet se shtetasin me iniciale B. B., 45 vjeç, E. H., 32 vjeç, P. M., 52 vjeç dhe F. M., 19 vjeç, u kapën në flagrancë në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar "Porosia".
Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas.
Sekuestrohet lëndë narkotike.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar "Porosia".
Si rezultat i operacionit, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;
P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga Policia në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike.
Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të kryera në bashkëpunim.



