Urdhri i Stomatologut/ Të zgjedhurit përballë Gurakuqit: Po zvarritet hetimi, kemi depozituar të gjitha provat

Urdhri i Stomatologut/ Të zgjedhurit përballë Gurakuqit: Po zvarritet hetimi, kemi depozituar të gjitha provat

Prej një viti, Urdhri i Stomatologut çuditërisht ka dy presidentë dhe dy vula, çka ka shkaktuar kaos në mbarëvajtjen e punës, ndërkohë që ka edhe akuza për licencime të jashtligjshme.

 

Arben Muçaj, president i Urdhrit të Stomatologut dhe Bashkim Murati, president i Këshillit Rajonal të Tiranës, të zgjedhur me votë, akuzojnë Alimor Gurakuqin se ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme zyrat, ka ndryshuar vulën dhe logon e institucionit dhe lëshon licenca në kundërshtim me ligjin.  

 

Përfaqësuesit e zgjedhur të Urdhrit të Stomatologut thonë se grupi i paligjshëm që ka uzuarpuar zyrat ka ka mbështetjen e individëve të veçantë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një deputeti të maxhorancës.  

 

Funksionet e kreut të Urdhrit të Stomatologut i ushtron Almiro Gurakuqi, i cili është paditur në Prokurorinë e Tiranës nga të zgjedhurit.  Ata thonë se çështja po zvarritet, pavarësisht se ata kanë paraqitur provat e shkeljes flagrante të ligjit. 

 

“Pyetja që sot rëndon mbi organin e akuzës në Tiranë nuk është më nëse ka ndodhur një krim, por pse Prokurorja Elfrida Bregova (qoftë edhe pa dashje) po e "mbron" atë me një heshtje të pashpjegueshme. Edhe pse jemi në vitin 2026 dhe kallëzimi penal është regjistruar sërish, "zaptuesi" i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi, vazhdon të jetë i lirë, i papandehur dhe mbi të gjitha, në zotërim të një "vule" që AMP e ka shpallur zyrtarisht joligjore.

​Dosja nr. 13383/2025: Faktet që prokurorja "nuk i pa"

​Dokumentet e Procedimit Penal nr. 13383 të vitit 2025 dëshmojnë një falsifikim flagrant, të cilin prokurorja Bregova zgjodhi ta pushtonte, pavarësisht se mospërputhja e datave ulëret për pranga:

​15 Prill 2025: Almiro Gurakuqi kryen zgjedhje "fantom" dhe vetë-shpallet President i USSH.

​18 Prill 2025: Vetë procesverbali i nënshkruar nga prokurorja vërteton se Gurakuqi e ka tërhequr vulën fizike vetëm në këtë datë.

​Pyetja që kërkon përgjigje: Si mundet që zgjedhjet e 15 prillit të jenë të ligjshme, kur mjeti i vetëm identifikues nuk ekzistonte deri më 18 prill? Ky falsifikim intelektual është baza e zaptimit të institucionit, por heshtja e prokurores po i jep kohë autorit të vazhdojë veprimtarinë e tij.

Mirëkuptojmë ngarkesën e dosjeve që ka prokurorja, por jo të vazhdoj heshtja deri në këtë shkallë.

​Institucionet në rresht:

Tatimet, Shëndetësia dhe Arsimi si "Bashkëpunëtorë" në heshtje

​Nuk është vetëm prokuroria. Një zinxhir i tërë institucionesh, përmes mosveprimit të tyre, po bëhen palë me paligjshmërinë e Almiro Gurakuqit:

​Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit: Po lejojnë që një person pa tagër ligjor të kontrollojë licencat e stomatologëve dhe procesin e praktikës së studentëve.

​Drejtoria e Tatimeve: Si mund të operojë financiarisht një ent publik me një vulë që AMP e ka shpallur produkt të mashtrimit? Heshtja e Tatimeve lejon që miliona lekë të stomatologëve të qarkullojnë në duar të paligjshme të Almiro Gurakuqit.

​Ky mosveprim i koordinuar ngre pikëpyetje të mëdha: A po shërbejnë tarifat e katërfishuara të provimeve të praktikës (planifikuar për maj 2026) për të "blerë" këtë heshtje kolektive të shtetit?

​Kallëzimi i vitit 2026: 

Pse nuk ka sekuestrim vule?

​Edhe pse çështja është rihapur në vitin 2026, prokurorja Bregova vazhdon të mos ndërmarrë asnjë hap:

​Asnjë sekuestrim vule: Mjeti i krimit (vula nr. 2945/1) vazhdon të përdoret çdo ditë.

​Asnjë marrje si i pandehur: Gurakuqi nuk thirret për të dhënë llogari për pafundësinë e veprave penale (Nenet 246, 186, 190 dhe 143 të Kodit Penal).

​Asnjë masë arresti: Prokuroria po lejon autorin të zaptojë zyrat dhe aksesin mbi financat e USSH-së.

​Stomatologët i bëjnë thirrje Prokurorisë të mos zvarrisë sekuestrimin e "vulës së krimit".

​Të hetohet shpërdorimi i detyrës që po ndodh në sytë e të gjithëve.

​"Stomatologët po vilen e gjobiten çdo ditë, ndërsa institucionet po rrinë e vështrojnë,

 Kush e mban realisht këtë paligjshmëri në këmbë? 

A është ky një shtet ligjor, apo një shtet që "bekon" zaptuesit përmes heshtjes prokuroriale?

​DITËT NË VIJIM: Faktet tronditëse mbi DEPUTETIN që po bëhet mburojë e këtij skandali !

 ULÈRITÈSE POR E VÈRTETÈ E HIDHUR !

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy