Atentati ndaj pronarit të 'Orange' në Sarandë, Gjykata lë në burg Redjan Hadërin

Atentati ndaj pronarit të 'Orange' në Sarandë, Gjykata lë në burg Redjan Hadërin

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Redjan Hadërin, 33-vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e sulmit të armatosur ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë.

Redjan Hadëri së bashku me vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi janë të dyshuarit kryesor si autorë  të plagosjes së Iljadhit dhe një pushuesi.

Ndërsa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hadëri në deklaratën e tij përpara Gjykatës ka deklaruar se nuk është autor i ngjarjes, por ka rastisur të jetë me Visi dhe Andrea Caushin.

Atentati ndaj pronarit të “Orange” në Sarandë ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku Spiro Iljadhi 35 vjeç, cili u qëllua me 20 plumba.

Gjithçka duket se ka nisur pas momentit kur tre autorët janë nxjerrë jashtë “Orange” nga roja e sigurisë, arsye që nuk dihen ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy