Gazetari Jul Simoni nga Lezha jep detaje lidhur me pezullimin e dy efektivëve të komisariatit të policisë Mirditë, pas qarkullimit në media të një fotografie të tyre teksa pinin birrë me uniformë në lokal.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai informoi se dy efektivët po pinin në lokalin para komisariatit të policisë Mirditë du efektivëe duke konsumuar alkool.
Pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, bëri pezullimin nga detyra të dy efektivëve, bazuar në rregulloren e disiplinës së Policisë së Shtetit.
Gjithashtu ndaj tyre nisi hetim disiplinor pasi kanë shkelur ligjin duke konsumuar pije alkoolike në orarin e shërbimit.
Masat u morën për dy punonjësit e policisë, nënkomisar P. P. me detyrë specialist në Seksionin për Rendin e Sigurinë dhe inspektor Ll. M. me detyrë nd/specialist SPZ, në Komisariatin e Policisë Mirditë.



