
7 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në lidhje me sulmin me lëndë plasëse ndaj 47-vjeçarit Lodovik Syziu, në Malaj të Mirditës.
Ata u ndaluan si persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por pas marrjes në pyetje janë lënë sërish të lirë.

47-vjeçarit Lodovik Syziu iu vendos lëndë plasëse në pjesën e pasme të automjetit dhe shpërtheu sapo ai ndezi makinën.
Për pasojë 47-vjeçari mbeti i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin e Mirditës. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqendruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur shënjestra, që rezulton të jetë vëllai i kreut të bandës së Mirditës Dritan Syziu.



