Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Paraqitja e tij në GJKKO vjen në cilësinë e paditësit ndaj Agron Shehajt për shpifje, ndërkohë që qëndroi aty rreth një orë.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se akuzat ndaj Agron Shehaj dhe një lëvizje politike me dy anëtarë në parlament, vijnë pasi akuzojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj ka marrë diçka që nuk i takon në Baks-Rrjoll, për të ndërtuar një resort.
Ndërsa kompania “Gener 2” dhe një tjetër që janë në këtë projekt, mohojnë të jenë përfshirë në parregullsi dhe se gjithçka që zhvillojnë e bëjnë në respekt të ligjit.



