
Policia e Tiranës ka arrestuar një 24 vjeçare në Tiranë, pasi ka rrahur dhe goditur me thikë të motrën.
Mësohet se dy motrat kanë pasur një sherr në shtëpinë e prindërve, për motive të dobëta.
Ndërkohë bëhet me dije se 21 vjeçarja tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.



