Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Librazhd pas një konflikti, arrestohet 75-vjeçari

Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Librazhd pas një konflikti, arrestohet 75-vjeçari

Një 75-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 46-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit, rreth orës 20:20, pranë urës së qytetit të Librazhdit.

 

Sipas policisë, shtetasi H. D., 75 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin S. M., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe A. H., 48 vjeç, i dyshuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur thikën e përdorur dhe nuk ka njoftuar policinë.

 

Gjithashtu, është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, E. H., 44 vjeçe, e dyshuar se ka bashkëpunuar për fshehjen e mjetit prerës, si dhe vetë i dëmtuari S. M., pasi ka refuzuar të japë informacione për rrethanat e ngjarjes.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy