Tiranë, bën të birin për spital, arrestohet babai i dhunshëm

Tiranë, bën të birin për spital, arrestohet babai i dhunshëm

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten dhe të birin. Adriatik Gjoka u dënuar më parë po për këtë vepër penale, u arrestua pasi ka dhunuar bashkëshorten 43-vjeçaren, dhe të birin 22 vjeçar.

“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, Sh. Gj, 43 vjeçe, dhe djalit të tij, L. Gj, 22 vjeç, duke e dëmtuar këtë të fundit në pjese te ndryshme te trupit i cili mori mjekim ne spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Ndërkohë, një 22 vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga prindërit për të njëjtën vepër penale. Enel Kuçi, përfundoi në pranga pasi ka dhunuar fizikisht babain dhe nënën e tij, përkatësisht 51 dhe 43 vjeçe.

Këtyre shtetasve, iu plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy