
65-vjeçari Abaz Dogu, roja i shkollës në Babrru, vitin e kaluar u dënua pas akuzës se abuzoi seksualisht më një të mitur.
Ndërkohë sot Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranë, e cila ka shpallur fajtor ish-rojen e shkollës në Babrru, Abas Doga, pasi abuzoi me një vajzë të mitur. Kësisoj, Doga do të vuaj dënimin prej 18 vitesh burg dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.
Po ashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe Klajdi Poçi, 20 vjeç, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.
Fajtor është shpallur edhe i mituri R.O, 16 vjeç, i cili do të kryejë 3 vjet e 8 muaj burg. Edhe i mituri tjetër F.B, 15 vjeç, u shpall fajtor dhe e presin 3 vite e katër muaj burg.
Kujtojmë se kjo është kjo historia e përdhunimit të 15 vjeçare të mitur në një shkollë në Kamzë, e cila është abuzuar nga pensionisti 65 vjeçar. Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien e më pas e ka shpërndarë videon në kafenenë e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç.
Të rinjtë duke shantazhuar 15 vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë rresht kanë abuzuar me të.
Njoftimi për media
Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 29.05.2020 në Kamëz Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç", shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P, si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.B, K.P, F.B dhe R.O , të akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.
Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31 datë 13.01.2021 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.P, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç", e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç",, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç",, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.
- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
-- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatia e saj kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:



