
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjene sotme në Elbasan, ku një person i cili ishte duke ecur në këmbë është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Fushë Mbret" pranë stacionit të trenit, dhe sipas policisë personi i cili është qëlluar me armë është Raif Çaushllari, 23 vjeç dhe është pronar i një motoservisi.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit.
Njoftimi i policisë
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Raif Çaushllari, rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.



