Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Burimet zyrtare të Policisë, thanë së në pranga është vënë shtetasi E.T., ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin E. T, 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



