Dogji arën me pemë ulliri, procedohet penalisht 66-vjeçari në Fier

Dogji arën me pemë ulliri, procedohet penalisht 66-vjeçari në Fier

Një 66- vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht për djegien e një are rreth dy dynym të mbjellë me ullinj.

I moshuari e ka ndezur zjarrin për të djegur barërat e këqija në tokën e tij por flakët janë përhapur me shpejtësi.

Policia apelon qytetarët të mos shkaktojnë zjarrëvënie të qëllimshme ndryshe do të përballen me ligjin.

 Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në Patos Fshat, pasi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Çoçit”, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke rreth 2 dynym, me pemë ulliri.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy