Atentat në Athinë, vriten me armë zjarri dy shqiptarë

Atentat në Athinë, vriten me armë zjarri dy shqiptarë

Një atentat është regjistruar dje në mbrëmje në Athinë, ku një person hapi zjarr ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44 vjeç që ishin ulur në lokal.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur. Mediat greke raportojnë se 41-vjeçari  Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë.

Ndërsa gjeti vdekjen në spital 44-vjeçari Armando Organja. Autori dyshohet të jetë me origjinë shqiptare, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Çerçizaj ka precedentë në fushën e narkotikëve, armëve dhe grabitjeve, ndërsa shqiptari tjetër raportohet të jetë kapur më parë me drogë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy