Të përfshirë në konflikte fizike dhe vjedhje, arrestime dhe procedime në Korçë

Të përfshirë në konflikte fizike dhe vjedhje, arrestime dhe procedime në Korçë

Babë e bir janë arrestuar në flagrancë në fshatin Mbroje të Korçës pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me një shtetas. Një 39-vjeçar është proceduar për vjedhje.

NJOFTIMI

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit B. C., 62 vjeç dhe A. C., 30 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Mborje, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. E., 44 vjeç, për motive të dobëta. Nga konflikti është dëmtuar lehtë shtetasi M. E. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: 

-E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular nga automjeti i një 43-vjeçari; 

-A. T., 27 vjeç, banues në Korçë dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në lagjen nr.10, Korçë, për shkak të një borxhi të pashlyer;

-për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka rrëzuar nga biçikleta një 22-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy