
Policia e Fierit ka njoftuar sot arrestimin e shtetases Redina Binjaku, 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç.
Sipas policisë, fëmiu duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje.
Njoftimi i policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikëqyrjen e kësaj shtetaseje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.
Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.



