Përndoqi për disa muaj një vajzë dhe e dhunoi të tërhiqte kallëzimin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Përndoqi për disa muaj një vajzë dhe e dhunoi të tërhiqte kallëzimin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale E. C. pasi përndoqi për disa muaj një shtetase, ushtroi dhunë ndaj saj dhe e kanosi që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Folloëing".

Përndoqi për disa muaj një shtetase, ushtroi dhunë ndaj saj dhe e kanosi që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Folloëing". Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy