Vrasja e 19-vjeçarit, dy kushërinjtë në Fier dalin para gjykatës/ Dëshmia e të rinjve: Nuk e kishim planifikuar, ishte në gjaknxehtësi e sipër

Vrasja e 19-vjeçarit, dy kushërinjtë në Fier dalin para gjykatës/ Dëshmia e të rinjve: Nuk e kishim planifikuar, ishte në gjaknxehtësi e sipër

Dy kushërinjtë Klajdi Muka dhe Florian Muka kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për vrasjen e Grei Bihucit disa ditë më parë në Fier.

Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se dy kushërinjtë në dëshminë e tyre kanë thënë se nuk e kishin planifikuar vrasjen dhe se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. 

Klajdi Muka dhe Florian Muka janë paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Janë të akuzuar për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘vrasje të kryer në bashkëpunim’, bëhet fjalë për vrasjen në qytetin e Fierit, vrasjen e Grei Bihucit. 19-vjeçari u fut për të ndarë një sherr.

Kjo ngjarje përsëritet. Vetëm pak muaj më parë një ngjarje e tillë ndodhi në Gramsh.

Prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg'. Pritet që gjykata ta konfirmojë zyrtarisht këtë masë.

Nuk donim të bënim vrasje, ishim për t'u sqaruar, ishte në gjaknxehtësi e sipër”, kanë thënë dy kushërinjtë në dëshminë e tyre.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy