Emri/ I vodhi me dhunë 19-vjeçares varësen, arrestohet i riu nga Fieri

Emri/ I vodhi me dhunë 19-vjeçares varësen, arrestohet i riu nga Fieri

Një person me precedentë të mëparshëm kriminal për vjedhje dhe në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia pasi vodhi me dhunë në rrugë, varësen e floririt që mbante një 19-vjeçare.

Pas denoncimit të bërë nga një 19-vjeçare, se në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, varësen e floririt që mbante, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u kap shtetasi Ermal Lloshi, 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy