Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë zhvilluar një aksion blic mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se fokusi ka qenë kontrolli i automjeteve luksoze, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që janë në kërkim.
Aksioni është zhvilluar edhe në qytetin e Peqinit, ku janë ngritur postblloqe në hyrje-dalje të qytetit.



