Asgjësohen 500 bimë kanabisi në Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Asgjësohen 500 bimë kanabisi në Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë njoftuar asgjësimin e 500 rrënjëve kanabisi të gjetura sot në një lokacion në Krujë. Mësohet se këto rrënje ishin në fazat e mbjelljes dhe janë gjetur pranë një banesë në Kodër-Mazhë të Krujës. Si autori i kultivimit të kanabisit është arrestuar një 52-vjeçar me iniciale A.H. Njoftimi i Policisë: Krujë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 16-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Asgjësohen 500 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë, Krujë. Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis "Territor i pastër", bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas kishte kultivuar bimë narkotike në Kodër-Mazhë, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 16-të të këtij megaoperacioni. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy