Dhunohet polici i burgut 313/ Dyshohet për shkak të detyrës, fraktura në kokë dhe krahë

Dhunohet polici i burgut 313/ Dyshohet për shkak të detyrës, fraktura në kokë dhe krahë

3 persona kanë goditur policin e burgut 313, Arbër Labi dhe më pas janë larguar. Autorët e kanë pritur në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë dhe më pas kanë nisur ta godasin me shkop bejzbolli, duke i shkaktuar fraktura në kokë dhe krahë.

Për vetëmbrojtje 36 vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimin, po agresorët ja kanë marrë armën dhe janë larguar. 

Policia i ka përqendruar hetimet në pistën e goditjes për shkak të detyrës, por nuk përjashton mundësinë që të ketë pasur konflikte me këta persona edhe në lokalin e natës ku punonte gjatë natës.

Në dëshminë paraprake të dhënë përpara oficerëve të krimeve të komisariatit numër 6, 36 vjeçari është shprehur se është goditur për shkak të detyrës, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat me qëllim identifikimin e autorëve.

Burime nga policia e burgjeve, i thanë MCN se menjëherë sapo janë njoftuar kanë nisur kontrolle në burgun 313 dhe kanë pyetur punonjës të tjerë të burgut, për të verifikuar nëse goditja i ka ardhur për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë patur me ndonjë të burgosur, por deri tani nuk kanë mundur të zbardhin motivin. 

Të njëjtat burime thonë se me herët 36 vjeçari ka punuar në Shkodër, ndërsa në dy vitet e fundit ishte i transferuar pranë burgut 313 në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy