Komanda Evropiane e SHBA-ve dhe FA, kurs për ruajtjen dhe trajtimin e municioneve ushtarake

Komanda Evropiane e SHBA-ve dhe FA, kurs për ruajtjen dhe trajtimin e municioneve ushtarake

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë me dije se Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare organizuan një kurs të përbashkët për ruajtjen dhe trajtimin e municioneve ushtarake.  

“Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunuan për të zhvilluar kursin e parë të Menaxhimit të Stokut Fizik të Sigurisë në Shqipëri”, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Ky kurs trejavor nga këshilltarë ushtarakë amerikanë, u fokusua në ruajtjen dhe përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake.

Instruktorë nga programi humanitar i Komandës Evropiane për Veprimin ndaj Minave dhe Forca Ajrore e SHBA mësuan studentë nga Forcat Tokësore Shqiptare dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në një përpjekje për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme dhe për të shkëmbyer ekspertizën.

Ruajtja dhe trajtimi i duhur i municioneve ushtarake janë thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy