
Mediat greke kanë publikuar videon që tregon momentin e ekzekutimit të biznesmenit shqiptar, Mario Diamanti. Sipas pamjeve që tregojnë kamerat e sigurisë, 37-vjeçari, pronar i një karburanti, është vrarë pikërisht në biznesin e tij. Ai ka qenë duke qëndruar në praninë e disa personave teksa pranë tyre u afrua një mjet.
Në ato momente autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të shqiptarit, i cili humbi jetën në vend, e ndërsa dy personat e tjerë kanë arritur që t’i shpëtojnë plumbave.



