Goditen 2 “call centera” në Tiranë, mashtronin shtetas të huaj për investim në bursa fiktive

Goditen 2 “call centera” në Tiranë, mashtronin shtetas të huaj për investim në bursa fiktive

Sektori i krimit ekonomik, ka arrestuar 4 persona të cilët ishin përgjegjës për dy call centerave në Tiranë pasi mashtronin shtetas të huaj, në aktivitetin e tyre që e kryenin kryesisht gjatë natës.

Në pranga ranë, Bekim Byberi, Jani Janko, Klaudio Demiri dhe Andi Lleshaj. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy administatorët e këtyre subjekteve të cilët mashtronin shtetas nga kontinente të ndryshme për të investuar në tregje fiktive.

Sipas policisë në këtë biznes të paligjshëm punonin 29 persona, ku nga verifikimet rezulton se 10 prej tyre ishin të paregjistruar.

Administratorët i kishin regjistruar këto biznese fiktivisht si aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa paratë e përfituara përmes mashtrimit pastroheshin përmes sipërmarrjeve të tjera.

Gjatë operacionit të koduar “De facto”, si vijim i megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, u sekuestruan 9 mijë euro, 82 kompjutera, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh të kompanive të huaja dhe dokumente të tjera që do të shërbejnë për hetim të mëtejshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy