Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ka folur për mediat pasi shkoi në vendin e ngjarjes ku humbën jetën 10 persona si pasojë e aksidentit të autobusit kosovar.
Minsitri i Shëndetësisë, Berosh tha se 15 persona janë të plagosur rëndë dhe mes tyre dhe një vajzë e mitur.
“69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë u përfshinë në aksident.
Kishte dhe të mitur në aksident, një vajzë u lëndua rëndë.”, tha Berosh.
Ndërkohë deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë lodhja e shoferit, ndërsa sipas mediave kroate shoferët ishin ndërruar me njëri-tjetrin gjysmë ore para aksidentit.



