Hyri në shtëpinë e fqinjëve dhe i kërcënoi me armë, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri në shtëpinë e fqinjëve dhe i kërcënoi me armë, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e mundshme kriminale mes fqinjësh është parandaluar nga Policia në Sarandë.

Pas një njoftimi nga një shtetase, e cila informonte se fqinji i saj kishte hyrë i armatosur në banesë dhe i kishte kanosur atë dhe familjarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë reaguan menjëherë dhe shkuan në vendngjarje për neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të policisë, u arrestua shtetasi Shefki Kaçupaj, 62 vjeç. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi armën e zjarrit, një pistoletë me mulli, e cila dyshohet se është përdorur për kanosjen e fqinjëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 62-vjeçari i kishte kanosur fqinjët me armë zjarri për shkak të një konflikti të vazhdueshëm mes tyre për shfrytëzimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht tarracës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy