Një turist gjerman ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti me biçikletë në aksin rrugor Përmet-Çarçovë.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Klaus Mèler po udhëtonte me biçikletë i shoqëruar nga miq të tij, gjithashtu çiklistë, kur është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e qafës, duke e thyer atë.
Pas njoftimit të ngjarjes, autoambulanca është nisur drejt vendit të aksidentit, por për shkak të terrenit dhe distancës, mbërriti rreth dy orë më vonë.
Turisti mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua në spital për trajtim të specializuar mjekësor.



