Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndoodhur në hyrje të fshatit Balldre, ku një trajler ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës. Trajleri është larguar menjëherë në drejtim të Shkodrës. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.



