Nipi plagos aksidentalisht dajën me armë në Përmet

Nipi plagos aksidentalisht dajën me armë në Përmet

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Përmetit.

Nipi i mitur ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri sportive dajën e tij, teksa kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet,  shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin  Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive. Gjithashtu policia njofton se specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe për B. A., 38 vjeç, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy