
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 594 testime, nga të cilat 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me covid-19 nga këto bashki: 28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë në spitalin COVID3 po marrin trajtim tre pacientë.
Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.



