
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas policisë, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin shëndetësor.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip “Renault”, me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



