
Të gjitha akset rrugore në qarkun e Shkodrës janë të kalueshme, por në zonat malore këshillohet përdorimi i gomave dimërore.
Gjithashtu bëhet me dije se ka probleme me energjinë elektrike në njësinë administrative Rrethija dhe Pult, si dhe Temal e Shllak në Vaun e Dejës.
Në Fushë Arrëz situate mbetet kritike me temperature të ulëta dhe erëra të fuqishme. Rruga Iballë është bllokuar, ndërsa shkollat në njësitë administrative Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierz janë të mbyllura.
Në Lezhë, rrjeti i kullimit dhe hidrovoret janë funksionale dhe në gatishmëri



