Dëmtoi me sende të forta 4 automjete të parkuara, në kërkim i riu në Vlorë

Dëmtoi me sende të forta 4 automjete të parkuara, në kërkim i riu në Vlorë

Një person përgjatë natës në lagjen "28 Nëntori" ka thyer me sende të forta ose gurë, xhamat e pasëm të katër makinave.

Automjetet kanë qenë të parkuara përballë bibliotekës "Shefqet Musarai". Dy prej mjeteve janë të llojit Benz një prej tyre me targa të huaja.

Dy mjete të tjera përgjatë mëngjesit të sotëm janë larguar nga vendi ngjarjes. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë ku janë sekuestruar dhe pamjet filmike.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje. Në pamjet filmike grupi hetimor ka identifikuar një adoleshentë që thyhen xhamat përgjatë mbrëmjes. Mësohet se po punohet për identifikimin e tij dhe më pas arrestimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy