
Një ndër shkaqet që kanë çuar në shtimin e krimit në Shqipëri, janë edhe vrasësit në pagesë.
Duke shpjeguar konceptin e të paguarit së një vrasje në vend, Hoxha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, tha se vrasësit me pagesë profesionist këtu nuk zbulohen shpejt.
Sipas tij, vrasjet në Shqipëri varen nga kostot për të cilat paguhen, për çka edhe nuk kapen lehtë.
Vrasësit profesionistë në Shqipëri nuk zbulohen.
Në vend kemi vrasës profesionist dhe vrasës nga ata “budallenjtë”, që duna të imitojnë këta vrasësit dhe mendojnë se edhe këta do ta bëjnë këtë lloj pune.
Pra, kemi ngjarje që kanë kosto, rëndësia e një ngjarjeje vret nga kostoja që ka ajo ngjarje, nëse janë të shtrenjta, nuk zbulohen, sepse për vet koston që kanë marrë nuk zbulohen.
Vëllezërit Beqiraj kanë qenë të skeduar nga policia për ngjarje që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve, por jo për ngjarje të rënda. Këta kanë rënë në sy sepse kanë hyrë në zonë si Shijaku me motor me skafandër. Në zonë ka njerëz që ruajnë. Ata u morën peng. Policia ka ndërhyrë për ti shpëtuar si pengje. Pastaj ata nga frika filluan të flasin.
Dumani foli sepse mendoi se e shitën të vetët dhe do e vrisnin. Julian Sinanaj, erdhi të fliste nga frika se do ta vrisnin. Erdhi të televizioni dhe une nuk e besova.
Ishte një në Vlorë, edhe ai u tremb se do e vrisnin. Edhe prokurorët thoshin është i çmendur nuk e besonin, këto ngjarje zbulohen spontanisht.
Pra vrasësit me pagesë profesionistë nuk zbulohen.



