Halimi: SkyEcc s’është super provë, duhet shoqëruar me hetime shtesë

Halimi: SkyEcc s’është super provë, duhet shoqëruar me hetime shtesë

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi e konsideroi operacionin “Vanila” si një operacion fantistik.

Duke folur në emisionin “Fact Check” Halimi vuri në dukje se dokumentet provuese që rrjedhin nga përgjimet duhet të kryqëzohen me faktet.

"Operacioni “Vanila” është një operacion fantastik, më i bukuri aksion policor. I kam ndjekur me ëndje gjithë proceset gjyqësore për vlefshmërinë e provave, deri te vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Operacioni “Vanila” u dha organeve ligjzbatuesve, policive europiane, një thesar provash, ku zbulohet nëntoka e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Vendimi i GJK i lejon Prokurorisë të drejtën të paraqesë në gjykatë këto dokumenta provuese, pa ardhur në pjesën e vërtetësisë së tyre.

Në gjithë Europën vendimet janë ose në Shkallë të Parë apo Apel. Përgjimet duhet të kryqëzohen me të dhëna të tjera thotë Gjykata e Kasacionit Italian. Dokumenti provues që është një komunikim, është i pamjaftueshëm për gjykatën, nëse nuk kryqëzohen me faktet. Avokatët e përgatitur do bëjnë shumë përpjekje, s’e kam vetëm për Shqipërinë, për vlerën e tyre, pasi vlera e tyre s’është superprovë. Ky është një thesar që duhet të përdoret me kujdes, me një strategji të caktuar, pasi nëse përdoren siç janë avokatët mund ta minojnë procesin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy