Zjarri në kompleksin “Arlis” në Tiranë la pas vetes 30 apartamente të prekura nga flakët

Zjarri në kompleksin “Arlis” në Tiranë la pas vetes 30 apartamente të prekura nga flakët

Një zjarr masiv përfshiu ditën e djeshme një pallat në kompleksin “Arlis”, pranë Farmacisë 10, afër QSUT-së në Tiranë.

 

Sipas raportimeve paraprake, rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

 

Fasada e pallatit, e përbërë nga dy shtresa, është djegur plotësisht në pjesën e jashtme, ndërsa është dëmtuar edhe shtresa e dytë.

 

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura. 

 

Ndërkohë, autoritetet dhe shërbimet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy