Qëlloi me armë pasi i vranë shokun, kapet në Vlorë i shpalluri në kërkim për tentativë vrasje

Qëlloi me armë pasi i vranë shokun, kapet në Vlorë i shpalluri në kërkim për tentativë vrasje

Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është vënë në prangat e policisë së Vlorës, gjatë operacionit të koduar “Swift”.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sëift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim Sali Zeneli, 32 vjeç, banues në Panaja.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 15 mars 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Sali Zeneli dyshohet se më datë 3 mars 2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, dy prej të cilëve, H. J., dhe S. G., janë ndaluar më pas nga policia. 

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy