Deputeti demokrat Saimir Korreshi, thotë se pas çështjes së AKSHI-t qëndron Kryeministri Edi Rama dhe pastaj gjithë të tjerët.
Duke folur për “MCN Live” ai ngriti pikëpyetje se pse shteti nuk i drejohet gjykatës dhe të anulojë kontratat e AKSHI-t.
Kemi të bëjmë me shtet dhe shteti duhet të kontrollojë dhe veten e vetë. AKSHI-t mund ti hyhet me akt ekspertimi se sa mund të bëjë një punë. Sot ke studio IT të fuqishme se sa ka kushtuar. Nga sa ka dalë nga AKSHI, një punë që mund të bënte 150 mijë euro, ka kushtuar mbi 1 apo 2 milionë euro.
Nëse konstatohet diçka e tillë shteti i lind e drejta të kallëzojë garuesit dhe të çojë në Gjykatën Administrative fituesit e kësaj kontrate. Nuk mund të shkojë 700% fitimi për një kontratë publike dhe kjo është problematika më e madhe. Pse nuk shkon shteti drejtpërdrejtë në gjykatë ta anulojë këtë kontratë. Këtu shteti duke qenë se i ka marrë vetë, i kanë përllogaritur për të futur ndonjë gjë në xhep të vetë. Nuk ia hedh dot Edi Ramës kaq milionë euro.
Nuk ditka gjë Edi Rama që në mëngjes merr nga Shërbimi Informativ dhe Ushtarak dhe patjetër nga SHISH. Dhe në gjithë këtë gurgule nuk di që paska shtëpi Mirlinda Karçanaj dhe qenka me qira. Këtë nuk e ha njeri. Nuk shkojnë për prokurorët e SPAK këto deklarata.
Një Kryeministër në një vend të Bashkimit Europian do kishte dhënë dorëheqjen. Fshihet Rama pas kësaj se nuk ka logjikë tjetër. Është Kryeministri Rama, pastaj ishin dhe këta të tjerët. Iku vera, si iku, nga iku vera e Agasit?



