
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të hequr dorë nga statusi i magjistratit.
Që nga dita e djeshme Mimoza Brahimi (Kajo) nuk do ta mbajë më funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
KLGJ miratoi kërkesën e saj për të hequr dorë nga statusi i magjistratit dhe vendosi të rishpërndajë çështjet gjyqësore që ajo kishte në ngarkim.
Gjyqtarja Brahimi ka një karrierë të gjatë prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në të cilën ajo është emëruar në vitin 2000.
Që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në korrik 2021, KPK-ja ka informuar se janë marrë gjithsej 421 vendime për gjyqtarë e prokurorë në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë.



