
Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, të akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i E. R., 34 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Po ashtu u vu në pranga dhe J. H., 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij.
I arrestuari i tretë është Xh. K., 26 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.



