Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Kolaudimi”. Në pranga kanë përfunduar 6 persona të cilët merrnin ryshfet që të kalonin kontrollin fizik të automjeteve. Mësohet se shuma që ata merrnin për të kolauduar automjetet në mënyrë të parregullt ishte nga 3 mijë në 15 mijë lekë të rinj.



